Wednesday, 13. May 2026
Sport

Portieri Ramaj paralajmëron Dortmundin

GS 04/06/2025 1 Min. Lesezeit

Portieri Diant Ramaj nuk është i interesuar të kthehet te Borussia Dortmundi vetëm për të qenë rezervist.

Ramaj ka paralajmëruar ekipin gjerman se pas huazimit te Copenhageni, kthehet vetëm për vendin e titullarit pasi nuk do të jetë portier i dytë.

23-vjeçari në fillim të këtij viti u transferua te Dortmundi nga Ajaxi, por menjëherë u huazua te Copenhageni ku tregoi paraqitje të mira dhe fitoi dy trofe.

Ai ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2029 dhe mund të huazohet sërish për sezonin 2025/26 nëse nuk i garantohet vendi i titullarit.

Teilen: