• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çudia e Interit me trajnerin e ri!

05/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi ka zgjedhur një ish-futbollist të zikaltërve si Kristian Kivu, për të marrë drejtimin e ekipit të parë pas largimit të Simone Inzagit drejt Arabisë Saudite. Ish-mbrojtësi njeh mirë klubin pasi ka qenë pjesë e tij si futbollist, por edhe si trajner.

Dhe në fakt eksperienca e tij si trajner në akademinë e Interit, e bën këtë kthim të tij te zikaltrit shumë të çuditshëm. Kivu drejtoi moshat e Interit deri te ekipi U19, dukr arritur edhe rezultate mjaft pozitive.

Në fund të sezonit të kaluar, Interi nisi të krijonte skuadrën U23 të zikaltërve, që do të marrë pjesë në Serinë C.

Por për çudi, emri i Kivu nuk u mor në konsideratë, pasi nuk cilësohej një zgjedhje e përshtatshme për të drejtuar lojtarë të cilët mendohet se mund të bëhen pjesë e ekipit të parë të Interit.

Ndaj edhe Kivu u largua nga zikaltrit, duke përfunduar më pas në stolin e skuadrës së Parmës të cilën e drejtoi për 13 ndeshje dhe i siguroi mbijetesën në Serinë A.

Me sa duket, këto 13 ndeshje i kanë mjaftuar Interit për të kuptuar se Kive është një trajner i përshtatshëm edhe për të drejtuar të rritur, gjë që nuk e kishin kuptuar në vitet kur ai drejtonte në akademinë e këtij klubi.

Next Post

Jonathan David: Nuk kam marrëveshje as me Napolin,

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.