• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Champions League mbush arkat e klubeve evropiane

06/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me finalen e zhvilluar në Mynih, ku Paris Saint-Germain triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Interit, u përmbyll edicioni i parë i Champions League me formatin e ri.

Kjo ishte hera e parë që PSG e fiton trofeun më të madh evropian për klube, ndërsa turneu shënoi një revolucion në organizim: një grup i vetëm, 36 skuadra pjesëmarrëse dhe një minimum prej 8 ndeshjesh për secilën.

Formati i ri solli më shumë sfida për publikun dhe një kalendar pa ndërprerje, përfshirë muajin janar.

Por përveç aspektit sportiv, u rrit ndjeshëm edhe përfitimi financiar: UEFA ndau plot 2.5 miliardë euro për klubet pjesëmarrëse, shumë më e lartë se cikli i kaluar trevjeçar.

Sipas analizës së Swiss Ramble, PSG kryeson listën me të ardhurat e fituara me 145 milionë euro, ndjekur nga Interi me 132 milionë euro dhe Barcelona me 118 milionë euro. Arsenal, Bayern, Real Madrid dhe Dortmund gjithashtu kaluan kuotën e 100 milionëve.

Çdo klub mori 18.62 milionë euro si bonus pjesëmarrjeje. U dhanë shpërblime për rezultatet fitoret: 2.1 mln euro, barazimet: 700 mijë. Bonuse për kualifikimet në çdo fazë dhe për renditjen në klasifikimin e përgjithshëm.

Lista e plotë përfshin edhe klube si Liverpool 98 mln, Bayer Leverkusen 88 mln, Atletico Madrid 87 mln etj, ndërsa Slovan Bratislava renditet e fundit me 23 milionw euro.

Ky edicion jo vetëm që ndryshoi mënyrën e të luajturit, por edhe balancat ekonomike të futbollit europian, duke u shndërruar në një burim të madh të ardhurash për klubet elitare.

ENDITJA

1.     PSG – 145 milion euro

2.     Inter – 132 milion euro

3.     Barcellona – 118 milion euro

4.     Arsenal – 118 milion euro

5.     Bayern Monaco – 106 milion euro

6.     Real Madrid – 105 milion euro

7.     Borussia Dortmund – 101 milion euro

8.     Liverpool – 98 milion euro

9.     Bayer Leverkusen – 88 milion euro

10.   Atletico Madrid – 87 milion euro

Next Post

Ancelotti debuton me barazim: Ekuadori u mbrojt mirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.