Tuesday, 12. May 2026
Sport

Dellova pas fitores ndaj Armenisë: Jap më të mirën për Kosovën, jam shumë i lumtur për golin

GS 06/06/2025 1 Min. Lesezeit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë, me rezultat 5-2.

Lumbardh Dellova, Mërgim Vojvoda, Lindon Emërllahu dhe dy gola u shënuan nga Albion Rrahmani.

Qëndërmbrojtësi Lumbardh Dellova i cili shënoi golin e parë, pas ndeshjes deklaroi se ishte i lumtur për golin dhe se jep më të mirën për Kosovën

Mundohem që gjithmonë ta jap më të mirën për Kosovën. Jam shumë i lumtur për golin, shpresojmë që të vazhdojmë kështu me fitore.

Shpresoj që edhe në shtator t’i fitojmë dy ndeshjet, t’i gëzojmë tifozët që gjithmonë na rrinë pranë.”, ka deklaruar Dellova.

Teilen: