Italia ka nisur me humbje fushatë kualifikuese për Botërorin 2026. Ishte Norvegjia që fitoi 3:0 përballjen e sotme.
Axurrët u shtangën nga Norvegjia dhe tashmë ndjejnë frikën se mund të mbeten sërish pa Botëror. Për situatën aktuale ka folur trajneri Spaleti.
“Unë do të eci përpara me këtë grup, pastaj do të flas me Gravinën. Ai duhet të flasë me ne.
Për çfarë duhet të flasë? Çdo gjë, mbi atë që është qëllimi që kam, mbi çfarë janë zgjedhjet që bëj dhe kam bërë”, u shpreh ndër të tjera trajneri Spaleti.