Tuesday, 12. May 2026
Sport

“ Historia nuk harrohet për një Evropian” – Tifozat Kuqezi me reagime të ashpra ndaj FSHF-së

GS 07/06/2025 1 Min. Lesezeit

Përmes disa postimeve dhe parullave me porosi të ndryshme, grupi i njohur i tifozëve të Kombëtares “Tifozat Kuqezi”, kanë reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit.

Grupi “TKZ” që ka përcjellë e përkrahë Shqipërinë, ka bojkotuar këtë ndeshje pas vendimit të Federatës dhe kreut të saj Armand Duka për të mos u ndarë attye bileta të rezevuara për ndeshjen me Serbinë, të shtunën.

Tifozat Kuqezi dyshojnë se kjo është bërë me qëllim për t’ua pamundësuar tifozëve praninë në stadium nga frika e parullave e thirrjeve të ndryshme.

“Bashkë me shk*je? Kurrë në emër të SHQIPTARËVE”; “Historia nuk harrohet për një Evropian”; “Fëmijët tanë nuk panë Evropian, panë luftë”, janë vetëm disa nga parullat e grupit të tifozëve të pakënaqur me vendimet e FSHF-së

Teilen: