Tuesday, 12. May 2026
Sport

Krasniqi konfirmon largimin nga Prishtina

GS 07/06/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Albin Krasniqi i ka dhënë fund aventurës te skuadra e Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur të shtunën skuadra e Prishtinës në rrjetet sociale.

Krasniqi ishte pjesë e Prishtinës nga viti 2023 kur u transferua nga Ferizaj.

24-vjeçari e realizoi golin e vetëm për Prishtinën në fitoren 1:0 ndaj Llapit në finalen e Kupës së Kosovës. Ai me klubin nga kryeqyteti ka zhvilluar 60 ndeshje ku ka kontribuar me dhjetë gola dhe dhjetë asistime. Krasniqi në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadrën e Dritës.

Me Prishtinën i fitoi dy trofe. Dy trofe i fitoi edhe me Dritën.

“Pas dy viteve të mbushura me përkushtim, pasion dhe lojëra të paharrueshme, Albin Krasniqi mbyll kapitullin e tij me Prishtinën. Klubi dhe tifozët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin tënd. Suksese në kapitullin e radhës Albin”, ka shkruar Prishtina.

Sipas të gjitha gjasave, Krasniqi karrierën do ta vazhdoj në Ukrainë.

Teilen: