• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përballja në mes Shqipërisë dhe Serbisë, pritet të jetë e zjarrtë

07/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përballja në mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet në stadiumin kombëtar në Tiranë, pritet të jetë i zjarrtë, jo vetëm për rëndësinë sportive, por edhe për ngarkesën emocionale mes dy kombëtareve.

Në prag të ndeshjes, përzgjedhësi i Shqipërisë, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti janë munduar ta mbajnë kontrollin mbi emocionet, duke mos dhënë deklarata të nxituara dhe duke u fokusuar vetëm te përgatitja e skuadrës.

“Përshendetje, Mitroviç, Vlahoviç dhe Joviç, janë lojtarë të fortë fizikisht, Serbia është një skuadër e fortë. Por edhe ne kemi lojtarë të fortë, Brojën, Manaj, Uzunin, Nedim Bajramin për të cilët jam shumë krenar, presim një ndeshje shumë të bukur.

Dëgjova edhe trajnerin e Serbisë dhe të gjithë duan fitoren, rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në ndeshje për 3 pikët, shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur . Në 90 minuta mund të ndodh gjithçka, janë shumë të gjata”, tha Silvinjo, trajner i Shqipërisë.

“Kisha 3-4 ditë pushim, kam folur me trajnerin Silvinjo, pashë gjyshin dhe gjyshen në vendlindje. Ishte shumë e rëndësishme ta bëja, porosia ajo që keni dëgjuar të gjithë, jemi të fokusuar te ndeshja, gjithmonë kërkojmë fitoren, kështu do jetë dhe me kundërshtarin e fortë, por jemi gjithmonë me synim fitoren e ndeshjes.

E njëjta gjë vlen edhe për kampin serb, ku trajneri Dragan Stojković dhe sulmuesi Aleksandar Mitrović kanë ruajtur qetësinë dhe kanë kërkuar të shmangin çdo tension që mund të dalë jashtë fushe. Atmosfera në Tiranë pritet të jetë elektrizuese, ndërsa të dyja skuadrat synojnë të marrin pikët e plota për të ecur përpara në garën e gjatë drejt Botërorit.

Shqipëria ka mbledhur deri tani 3 pikë nga dy ndeshje të luajtura, ndërsa për Serbinë kjo do të jetë ndeshja e parë në grup.

Kujtojmë që sfidat mes këtyre dy ekipeve kanë pasur gjithmonë tensione dhe emocione të veçanta”, tha Berat Gjimshiti, kapiten i Shqipërisë.

Next Post

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.