• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FC Prishtina nis të hënën përgatitjet për sezonin e ri

07/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi nga kryeqyteti FC Prishtina ka bërë të ditur fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri.

Vetëm dy javë pasi e mbylli sezonin me triumfin në Kupën e Kosovës dhe sigurimit të fazës kualifikuese për Ligën e Evropës, klubi bardhekaltër, do të nis përgatitjet të hënën.

Kjo është bërë e ditur nga skuadra në profilet që i ka në rrjetet sociale, derisa ekipit do t’i prijë trajneri Arsim Thaqi.

“Të hënën nisin përgatitjet për sezonin 2025/2026!

Skuadra e FC Prishtinës fillon fazën përgatitore për edicionin e ri, me synime të qarta për sukses në garat vendore dhe ballafaqimet që e presin në arenën evropiane, në kuadër të UEFA Europa League.

Përveç seancave stërvitore në vend, është planifikuar edhe një fazë përgatitore jashtë Kosovës, për të rritur intensitetin dhe nivelin garues të ekipit. Me energji të reja dhe përkushtim maksimal, ekipi po rikthehet në stërvitje për t’u përgatitur siç duhet për sfidat që vijnë”, shkruan FC Prishtina në Facebook.

Next Post

Shqipëri-Serbi, ndeshje e rrezikshmërisë të lartë - UEFA dërgon Në stadium një ish-shef policie

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.