Tuesday, 12. May 2026
Sport

Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi

GS 07/06/2025 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka kryer dy ndryshime të rëndësishme në minutën e 63-të të ndeshjes kundër Serbisë.

Në fushë kanë hyrë Mirlind Daku dhe Nedim Bajrami, duke zëvendësuar Rey Manajn, i cili humbi penalltinë në fundin e pjesës së parë, dhe Arbër Hoxhën.

Ky ndryshim synon të rrisë fuqinë sulmuese të kuqezinjve në minutat vendimtare të takimit.

Teilen: