Tuesday, 12. May 2026
Sport

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

GS 07/06/2025 2 Min. Lesezeit

Shqipëria ka barazuar pa gola me Serbinë në “Air Albania”, në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2026 të shtunën mbrëma.

“Kuqezinjtë” që u përkrahën nga një numër i madh i tifozëve shqiptarë në stadium, pas një ngërqi në fillim të ndeshjes, morën kontrollin e ndeshjes dhe patën iniciativë më të madhe.

Depërtimet e Arbër Hoxhës e Armando Brojës ishin të rrezikshme për serbët, ndërsa afër golit ishin Mario Mitaj nga distanca dhe Rei Manaj në dy tentimre

Elseid Hysaj në fund të pjesës së parë e fitoj penalltinë kur u pengua në zonë nga Samarxhiq, por Rei Manaj dështoj nga pika e bardhë.

Rrjetat heshtën në pjesën e parë, me Sylvinhon që ndryshojë më pas krejt fazën sulmuese, duke sjell Mirlind Dakun, Nedim Bajramin e Myrto Uzunin, në vend të Arbër Hoxhës, Armando Brojës e Rei Manajt.

Shqipëria e nisi  mjaft mirë pjesën e dytë, ku Armando Broja depërtoi rrezikshëm në zonën serbe, por askush s’ishte që ta dërgonte topin në rrjetë.

Për herë të tretë në ndeshje, gjyqtari italian Davide Massa u detyrua ta ndërpret për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë nga ana e tifozëve. Ai u kërkoi të dy kapitenëve që ta qetësojnë situatën.

Shqipëria iu afrua sërish golit.

Nedim Bajrami ka lëshuar rast të artë në minutën e 72-të. Pas asistimit të bukur të Mirlind Dakut, Bajrami gjuajti zbehtë.

Për Shqipërinë ky është barazimi i parë në grup, pas një humbjeje dhe një fitoreje, me katër pikë në vendin e dytë të grupit K.

Ndeshjen e radhës kuqezinjtë e zhvillojnë të martën në udhëtim te Letonia.

Teilen: