• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kombëtarja nis përgatitjet

08/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për ndeshjen me Letoninë, që do të luhet më 10 qershor në transfertë. Vetëm Berat Gjimshiti është mungesë e sigurt, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.

Njoftimi i FSHF-së:

“Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë.

Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët që luajtën ndaj Serbisë bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se për ndeshjen ndaj Letonisë nuk do të jetë në dispozicion kapiteni Berat Gjimshiti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Ekipi do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Letonisë. Ndeshja Letoni – Shqipëri do të luhet të martën, më 10 qershor, në stadiumin “Skonto”, në orën 20:45”.

Next Post

Albin Kurti pas barazimit Shqipëri-Serbi: Na la të pakënaqur rezultati, por jo Kombëtarja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.