Mbrëmje magjike për mbrojtësin Nuno Mendes, i cili ka fituar edhe trofeun e lojtarit më të mirë të finales së Ligës së Kombeve.
22-vjeçari i cili është pjesë e PSG-së, zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke bërë diferencën në fushën e lojës.
Mendes shënoi edhe golin e parë të Portugalisë, teksa ishte protagonist me inkursionin e tij nga e majta, te goli i dytë i shënuar nga Kristiano Ronaldo.
Mbrojtësi i majtë i Portugalisë, nuk u mjaftua me kaq, teksa ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore edhe 11-metërshin. Një vlerësim mëse i merituar.