Sot mbushen shtatë vjet nga ndarja nga jeta e një prej figurave më të shquara të sportit kosovar, legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.
Në këtë përvjetor të dhimbshëm, Vokrri është kujtuar me shumë emocion nga djali i tij, Gramozi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë dy fotografi të vjetra, ku shihet krah për krah me të atin, gjatë kohës sa ishte fëmijë.
Fotografitë janë realizuar shumë vite më parë, por sot mbajnë peshën e kujtimeve të paharrueshme dhe dashurisë së përjetshme mes babait dhe birit.
Gramozi ka shoqëruar postimin me dy emoji.
Fadil Vokrri mbetet një ikonë e pamohueshme e sportit shqiptar, një emër që nuk shuhet me kohën, por që vazhdon të jetojë në kujtimet dhe zemrat e të gjithëve.