Tuesday, 12. May 2026
Sport

“Dardanët” gati për fitore ndaj Komoreve

GS 09/06/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në futboll po e synon fitoren e dytë brenda pak ditëve në miqësoret e këtij muaji.

Pasi të premten triumfoi 5:2 ndaj Armenisë, Kosova po synon një tjetër fitore bindëse në Prishtinë, këtë herë ndaj Komoreve.

Miqësorja ndërmjet Kosovës dhe Komoreve, luhet sot prej orës 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Dueli me Komoret, te Kosova shihet si mundësi ideale për ta forcuar besimin para ciklit kualifikues për Botërorin 2026.

Selektori i Kosovës, Franco Foda pret që lojtarët e tij të jenë me stabil si në sulm ashtu edhe në mbrojtje kundër Komoreve.

Kjo miqësore është e fundit për Kosovën para kualifikimeve në muajin shtator, ku kampanjën kualifikuese e hap me ndeshjen kundër Zvicrës në Basel.

“Dardanët” janë në seri prej katër fitoreve rresht dhe ndaj Komoreve e synojnë fitoren e pestë.

Teilen: