Tuesday, 12. May 2026
Sport

Formacionet zyrtare: Kosova– Komoret

GS 09/06/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga ora 19:00 ndaj Komoreve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

‘Dardanët’ tashmë kanë publikuar edhe formacionin zyrtar për këtë sfidë.

Në krahasim me miqësoren e zhvilluar ndaj Armenisë, tekniku gjerman ka vendosur të bëjë plotë shtatë ndryshime në përbërje.

Duke filluar nga porta, Visar Bekaj zë vendin e Amir Saipit i cili luajti ndaj Armenisë nga minuta e parë.

Në fazën e mbrojtjes, ylli i Prishtinës, Ron Raçi merr debutimin me fanellën dardane.

Florent Hadërgjonaj, Lindon Emërllahu, Donat Rrudhani, Meriton Korenica dhe Albion Rrahmani po ashtu e nisin takimin nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Bekaj, Vojvoda, Dellova, Raçi; Hadërgjonaj, Emërllahu, Rexhbecaj, Rrudhani; Jashari, Korenica; Rrahmani.

Komoret:

Teilen: