Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Albion Rrahmani me një het-trik dhe Fisnik Asllani me një tjetër, u përkujdesën që t’i dhurojnë ‘Dardanëve’ fitoren e dytë në këtë muaj.
Pas ndeshjes, portieri Visar Bekaj u shpreh i lumtur me triumfin, duke thënë se kombëtarja është në rrugën e duhur. “E kemi bërë një ndeshje të mirë, lojtarët e rinj po e tregojnë veten. Jemi në rrugën e duhur, vazhdojmë me fitore dhe të vazhdojmë tutje”, ka thënë Bekaj për RTK.
Bekaj e nisi takimin ndaj Komoreve si titullar pasi në ndeshjen paraprake ndaj Armenisë, Foda kishte zgjedhur ta aktivizojë Amir Saipin.