• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Serbët e pranojnë, portieri ngatërrroi lojtarin shqiptar

09/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rei Manaj humbi rastin e artë për t’u bërë heroi i madh i të gjithë shqiptarëve në një mbrëmje futbolli.

Por në një mbrëmje futbolli jo normale pasi Shqipëria po luante kundër Serbisë dhe Manaj ishte vetëm 11-metra nga shënimi i golit, që për fatin e keq nuk hyri në rrjetë.

Skena që nuk do të harrohet kurrë nga “Air Albania” ishte ajo kur të gjithë tifozët ishin në këmbë dhe pasi Hysaj ra në tokë pas kontaktit me lojtarin e Serbisë, të gjithë tifozët ishin nga duart e ngritura drejt arbitrit për 11-metërshin te festa e madhe si në një gol të shënuar. 

Por pas ndeshjes të gjithë kishim një ide në kokë, se përse Shqipëria është në shumicën e rasteve kaq e pafat në futboll?

Nuk ndodh kurrë që në një moment, të vijë një ndihmë sado e vogël nga fati që Shqipëria të fitojë një ndeshje të madhe, në gjithë historinë tonë kjo nuk ka ndodhur, ndërsa me Silvinjon ndryshoi vetëm në kualifikueset e Europianit.

Dhe për të kuptuar sesa të pafat kemi qenë realisht kundër Serbisë, vjen një detaj i fundit nga Serbia. Përgatitësi i portierëve të Serbisë,

Çumiq, ka treguar sesi portieri i Serbisë ia priti Manajt penalltinë. Besojeni apo jo, por përveç ekzekutimit të dobët të Manajt, kemi pasur edhe fatin kundër.

Te Serbia kishin studiuar penalltitë e Kristjan Asllanit pasi prisnin që të gjuante nga 11-metrat vetëm Asllani, i cili në të kaluarën kishte gjuajtur në krahun e djathtë të portierit. Dhe kur shkoi Manaj pranë topit, portieri mbajti studimin e bërë te Asllani, duke u hedhur po në krahun e djathtë. 

“Penalltitë janë si një llotari, nuk i dihet kurrë, por sigurisht që ne përgatitemi.

Në përgatitjen e ndeshjes ne analizuam shumë dhe u përgatitëm.

Por kishte një problem, ne nuk e prisnim që të gjuante Manaj penalltinë te Shqipëria, mendova se Asllani do të gjuante nga 11-metrat

. Ai ka gjuajtur penalltitë te Interi dhe te Shqipëria deri tani ka qenë Asllani. Dy herë, dy herë gol dhe në dyja herët në krahun e djathtë.

Dhe kur e mori topin, po pyesja veten nëse Petrovic e mbante mend apo jo analizën e krahut të djathtë.

E pyeta prapë Petroviq pas ndeshjes dhe më tha se po, e mbante mend analizën. Por sigurisht nuk duhet t’i heqim edhe atij meritën sepse nëse të gjithë do të ndiqnin këshillat tona, atëherë të gjithë portierët do të ishin fenomenal”, tha serbi.

Next Post

Italia nuk lejon befasi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.