Tuesday, 12. May 2026
Sport

Kjo ndodhi sot në Prishtinë! Media e Bosnjës: Kosova u kundërpërgjigjet serbëve

GS 09/06/2025 2 Min. Lesezeit

Ditë më parë u luajt ndeshja midis Shqipërisë dhe Serbisë, e cila kishte përfunduar pa gola (0:0) në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Media boshnjake “Sportsport” i jep jehonë ndeshjes në Prishtinë mes Kosovës dhe Ishujve Komore,

Në Tiranë ndodhën skena që i lënduan të gjithë në Kosovë.

Kjo është arsyeja pse shqiptarët vendosën që çdo mesazh politik ose shfaqje e simboleve që lidhen me Kosovën do të ndaloheshin rreptësisht gjatë ndeshjes.

U regjistruan disa situata ku policia hoqën flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sigurisht, në Prishtinë ata e përjetuan gjithçka si një goditje të rëndë dhe e konsiderojnë atë një tradhti të madhe.

Duke pasur parasysh gjithçka që ndodhi, nuk është çudi pse ata e përdorën ndeshjen e tyre të parë sonte në Kosovë për t’u kundërpërgjigjur, por edhe ndaj Serbisë, armiqve të tyre më të mëdhenj.

Kosova i priti Ishujt Komore në ndeshje miqësore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, dhe në tribunat pamë skena disi të pritura.

Tifozët dominoheshin nga flamujt e UÇK-së, u panë edhe disa flamuj shqiptarë, ndërsa ishte i pranishëm edhe një banderolë kushtuar Serbisë.

Në rrethoja pranë statujës së “Fadil Vokrrit”, përvjetori i vdekjes së të cilit është sot, kishte edhe një banderolë të FCK SRB, që në anglisht do të thotë “F*ck Serbia”.

Ky veprim nga tifozët e Kosovës nuk është aspak një befasi, pasi dihet që ata përdorin çdo ndeshje për të dërguar një shigjetë goditëse drejt Serbisë, por edhe anasjelltas.

Për fat të mirë për Federatën e Futbollit të Kosovës, kjo është një ndeshje miqësore, kështu që nuk ka ndonjë rrezik ndëshkimi nga UEFA ose FIFA”, shkruan mes të tjera media boshnjake..

Teilen: