Tuesday, 12. May 2026
Sport

Xhaka nuk do të largohet nga Leverkuseni

GS 10/06/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Granit Xhaka duket se ka marrë vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, kanë raportuar mediumet gjermane.

Mësohet se Xhaka i ka bërë të ditur Bayer Leverkusenit se nuk dëshiron të largohet këtë verë, përkundër interesimit të madh nga skuadrat tjera.

Po ashtu, edhe Leverkuseni nuk është i interesuar ta shesë Xhakën pasi trajneri Erik Ten Hag llogarit në mesfushorin 32-vjeçar.

Në fakt, Xhaka dhe Leverkuseni janë pajtuar se do ta merrnin në konsideratë ndarjen, vetëm në rast të ndonjë oferte të majme.

Xhaka është pjesë e Leverkusenit prej vitit 2023 dhe ka kontratë deri në vitin 2028, ndërsa kohët e fundit, interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Milani, Galatasaray, Fenerbahçe e disa skuadra nga Arabia Saudite.

Teilen: