• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sylvinho na befason sërish

10/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria luan sonte ndaj Letonisë në transfertë në ndeshjen e radhës për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Kjo është ndeshja e katërt për kuqezinjtë në këtë edicion, ku deri tani regjistrojnë 1 humbje ndaj Anglisë, 1 fitore ndaj Andorrës dhe 1 barazim ndaj Serbisë.

Sot, Shqipërisë i bën punë vetëm fitorja, asnjë rezultat tjetër.

Në rast se kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho duan të mbajnë ende gjallë shpresat për vendin e dytë, duhen me patjetër të fitojnë sot.

Përsa i përket formacionit zyrtar, Sylvinho ka bërë 3 ndryshime nga ndeshja me Serbinë, duke zgjedhur modulin 4-3-3.

Dy ndryshime kanë qenë të detyrueshme në qendrën e mbrojtjes, ku mungon Berat Gjimshiti për shkak kartonash dhe Arlind Ajeti për shkak dëmtimi.

Në vend të tyre do luajnë Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli.

Surprizë mund të quhet lënia në stol e Elseid Hysaj, i cili shkëlqeu ndaj Serbisë. Në vendin e shkodranit do luajë Ivan Balliu. Mario Mitaj në krahun e majtë.

Treshja e mesfushës: Qazim Laçi, Julian Shehu dhe Kristian Asllani. Treshja e sulmit: Arbër Hoxha dhe  Armando Broja në krahë, Rei Manaj, i cili mban edhe shirtin e kapitenit në qendër.

Next Post

Shkendija firmosi me lojtarin Imran Fetai, ndahet me Stefan Kocevin!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.