• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rinovimi?

11/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Gjatë një interviste për portalin holandez “Voetbal International”, mesfushori i kombëtares së Holandës dhe i Barcelonës, Frenkie De Jong, ka folur për sezonin e sapo përfunduar dhe kontratën e tij me blaugranat, e cila skadon në qershor të vitit 2026.

“Rinovimi? E duam si unë, ashtu edhe klubi. Kur është kështu, zakonisht arrihet marrëveshja.

Shpresoj që të ndodhë shpejt. Sa i përket sezonit që sapo u mbyll, nuk mendoj se ishte më i miri për mua.

Njerëzve iu pëlqen të ekzagjerojnë. Sigurisht, qëndrova jashtë për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit në kyçin e këmbës, por më parë kisha bërë edhe paraqitje të mira.

Diferenca e madhe është se tani kemi një skuadër më të mirë dhe kjo duket. Personalisht, mendoj se kam qenë në formën time më të mirë sezonin para dëmtimit.

Kur fiton të gjitha trofetë në Spanjë dhe arrin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, është normale që dallohesh më shumë,” tha mes tjerash De Jong.

Ish-lojtari i Ajaksit e ka mbyllur sezonin me Barcelonën me 46 paraqitje, 2 gola dhe 2 asistime.

Next Post

Marius Vizer, fiton edhe një mandat në krye të IJF-së

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.