Tuesday, 12. May 2026
Sport

Tenistët e Kosovës e mposhtin Islandën në “Davis Cup”

GS 12/06/2025 1 Min. Lesezeit

Tenistët e Kosovës triumfuan edhe të enjten, duke shënuar një tjetër fitore të pastër në “Davis Cup”.

Në dy takimet individuale dhe në dyshe, “Dardanët” fituan bindshëm:

Jasin Jakupi – Rafn Bonifacius 6:2, 7:5
Vullnet Tashi – Egill Sigurdsson 6:0, 6:2
Florent Limani / Doni Gashi – Egill Sigurdsson / Rafn Bonifacius 6:4, 6:3

Me dy fitore ndaj dy shteteve, Kosova siguron pjesëmarrjen në fazën play-off, duke synuar ngjitjen në Grupin III të Kampionatit Botëror të Tenisit – Davis Cup.
Të premten për vendin e parë në grup, Kosova përballet me Lihtenshtajnin.

 

Teilen: