Tuesday, 12. May 2026
Sport

Tottenhami e zgjedh trajnerin e ri, Frank nënshkruan për tri vjet

GS 13/06/2025 1 Min. Lesezeit

Tottenham Hotspur ka njoftuar zyrtarisht të enjten se Thomas Frank, trajneri i deritanishëm i Brentford, është emëruar trajner i ri i ekipit.

Danezi ka nënshkruar kontratë trevjeçare, duke e zëvendësuar Ange Postecoglou, i cili u shkarkua të premten e kaluar.

Për të liruar Frank nga kontrata me Brentford, që ishte e vlefshme edhe për dy vite të tjera, Tottenham ka paguar rreth 10 milionë funte.

Frank mori drejtimin e Brentford në tetor të vitit 2018 dhe e udhëhoqi ekipin drejt promovimit në Premier League në vitin 2021, përmes “play-off”-it në kategorinë e dytë.

 

Teilen: