Tuesday, 12. May 2026
Sport

Napoli nuk e deshi, Zhegrova po kërkohet nga një ekip tjetër në Serie A

GS 13/06/2025 1 Min. Lesezeit

Edon Zhegrova është duke u përcjellë nga një tjetër skuadër e elitës së futbollit italian.

“Corriere di Bergamo” raporton se Atalanta e pëlqen sulmuesin e krahut që aktualisht është futbollist i Lillet në Francë. 

Zhegrova ka pasur edicion të mirë me Lillen deri në momentin e lëndimit. 

Ai nuk ka luajtur për Lillen prej 14 dhjetorit të vitit të kaluar. 

Ka pasur telashe me muskujt aduktorë, por që e ka lënë prapa atë lëndim. 

Zhegrova 26-vjeçar ka luajtur në 21 ndeshje me Lillen në sezonin që ka përfunduar.
Ka kontribuuar me tetë gola e dy asistime. 

Teilen: