• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Stefano Pioli fiksohet pas Kristjan Asllanit për projektin e kthimit në Serinë A, Interi i vendos çmimin mesfushorit

13/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kristjan Asllani do të kalojë javë jo edhe aq të qeta në SHBA ku po merr pjesë në Botërorin e Klubeve me Interin. Kjo, pasi emri i mesfushorit shqiptar qarkullon gjerësisht në diskutimet e merkatos së këtyre ditëve në Itali. Për mesfushorin përflitet gjithnjë e më shumë hipoteza e largimit dhe në skenë ka dalë një alternativë shumë interesante.

Klubi i Fiorentinës ka tentuar vazhdimisht që të afrojë mesfushorin e Kombëtares shqiptare që kur ai ishte pjesë e Empolit, para se të zgjidhte Interin. Tani që Asllani mund të largohet nga zikaltrit, zërat janë shtuar, edhe për shkak të kërkesës së trajenerit të ardhshëm të Fiorentinës, Stefano Piolit.

Mediat italiane raportojnë se trajneri i cili do të kthehet në Serinë A sapo të mbyllë kontratën me Al Nasr në Arabinë Saudite, e kërkon Asllanin që të jetë pjesë e projektit të ri në Firence, pasi vlerëson futbollistin të cilin e ka parë në vitet e kaluara si kundërshtar në fushën e lojës.

Njëkohësisht, edhe Interi pritet t’i hapë rrugë lëvizjes së Asllanit, në një moment revolucioni thuajse total të disa reparteve të skuadrës. Mediat italiane raportojnë qe klubi i ka vendosur një çmim prej 14 milionë eurosh kartonit të futbollistit shqiptar për të mundësuar largimin e tij gjatë verës.

Next Post

James Milner nuk ndalet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.