Oklahoma fitoi sot 111-104 në fushën e Indiana, duke barazuar 2-2 serinë e finaleve play off në NBA.
Një fitore vendosur në minutat e fundit, ku vendimtar ishte Alexander Shai, me 35 pikë.
Skuadra e Indiana nuk e shfrytëzoi si duhet faktorin fushë dhe pas katër takimeve të para rezultati i ndeshjeve është i barabartë 2-2, me ekipet që kanë arritur nga një fitore e një humbje ne fushën e tyre.
Indiana u përpoq deri në fund të fitonte (Siakam 20 pikë), ku sërish stoli u përpoq të ndihmojë (36 pikë). Për miqtë u dallua edhe Jalen Williams me 27 pikë, ndërsa Alex Caruso realizoi 20 pikë.
Ndeshja e radhës ditën e hënë në fushën e Oklahoma.