Tuesday, 12. May 2026
Sport

Llapi përforcohet me Gnapin, ish-futbollistin e Prishtinës

GS 14/06/2025 1 Min. Lesezeit

Llapi e ka zyrtarizuar një tjetër ish-futbollist të Prishthinës, që duket se këto dy skuadra do të ndërrojnë lojtarët ndërmjet veti.

Llapi të shtunën zyrtarizoj përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin qendror Axel Gnapi, i cili vjen nga radhët e FC Prishtina.

KF Llapi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare që do ta mbajë Gnapin në Podujevë deri në qershor të vitit 2027.

“Me tiparet e tij, Gnapi do të forcoj edhe më tej fazën tonë sulmuese dhe pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të klubit.

Ky do të jetë kapitulli i dytë për 23-vjeçarin në futbollin kosovar, pas gjashtë muajve të kaluar te FC Prishtina. Më parë, ai ka qenë pjesë e disa klubeve franceze, përfshirë: Istres FC U19, AS Cannes, RC Grasse, AS Furiani, Racing Besançon dhe ASM Belfort”, ka shkruar KF Llapi në Facebook.

Teilen: