• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Messi i entuziazmuar

14/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tani kanë mbetur vetëm pak orë deri në fillimin e Kupës së Botës për Klube dhe ndër yjet më të pritur të garës është padyshim Lionel Messi , i cili po përgatitet të përjetojë këtë aventurë të re me Inter Miamin.

Argjentinasi foli për rëndësinë e këtij formati të ri, duke nënvizuar të gjithë motivimin e tij: “Është një garë interesante, të kesh mundësinë për të marrë pjesë është emocionuese.

Pritjet e mia sot janë të ndryshme krahasuar me kur luaja në klube të tjera, por jam i motivuar dhe dua vërtet të garoj kundër më të mirëve dhe të bëj mirë”.

Ish-ylli i Barcelonës u bëri thirrje gjithashtu tifozëve të futbollit që të mos e humbasin këtë edicion të turneut: “Ekipe të mëdha po vijnë nga e gjithë bota dhe kjo do të përfshijë shumë njerëz. Këto janë klube të mëdha, me lojtarë që njerëzit duan t’i shikojnë. Është hera jonë e parë, një turne i ri dhe i ndryshëm. Një mundësi fantastike për të parë futbollistët më të mirë këtu në Shtetet e Bashkuara. Është një përvojë e jashtëzakonshme për t’u jetuar”.

Leo Messi më pas theksoi vlerën e këtij eventi për klubet jo-evropiane: “Është një mundësi e shkëlqyer për ekipet e Amerikës së Jugut dhe ato që janë në rritje.

Ato mund të konkurrojnë me elitën e futbollit evropian, me ekipet më të forta dhe më të admiruara, plot me lojtarë të nivelit të lartë. Është një mundësi unike si për lojtarët ashtu edhe për tifozët.”

Next Post

Distria Krasniqi në finale të Botërorit në Budapest

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.