• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spanja siguron biletën për në çerekfinale

14/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luhen sot ndeshjet e dyta për fazën e grupeve për kampionatin Europian për U-21, i cili mbahet në Sllovaki. Në ndeshjen hapëse për sot, mes Spanjës dhe Rumanisë, e vlefshme për grupin A, ballkanasit ishin në avantazh deri në minutën e 85-të, por spanjollët përmysën rezulatin me dy gola të shpejtë.

Rumunët gjetën avantazhin që në minutën e katërt me Louis Munteanu, me sulmuesin që luan të CFR Cluj, i cili shënoi përmes një goditjeje të fuqishme, duke dërguar topin në rrjetë, në portën e mbrojtur nga Iturbe.

Në minutën e 26-të, Spanja pati shansin e artë të barazonte shifrat, por Mateo Joseph gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

Në minutën e 84-të, Rumania mbetet me 10 lojtarë, pasi Vladislav Blanuta, i future vetëm pak minuta më parë në fushë, del me karton të kuq, për shkak të një ndërhyrje të ashpër.

Një minutë më pas, në të 85-ën, Spanja barazon shifrat me Mikel Jauregizar, i cili shënoi një supergol me një goditje të bukur nga distanca. 

Në minutën e 87-të, Spanja gjen avantazhin me Roberto Fernández, pas krosimit të bukur në zonë të Raul Moro.

Me këtë fitore, Spanja siguron biletën për në çerekfinale, duke pasur pikë në dy ndeshje, ndërsa Rumania mabn vendin e fundit në grup me zero pikë.

Next Post

Vuçiqin e ka kap sikleti, kundër federatës serbe: Nuk e përballuan presionin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.