• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spektakël i PSG, “çmonton” Atletico-n, por Enriquen e shqetëson temperaturat

16/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

PSG, fituesit e Champions League, favoritët kryesor për të triumfuar edhe në Botërorin e Klubeve, i bënë një nisje përfekte këtij turneu, me ekipin e Luis Enriques që “çmontoi” Atletico Madrid me “poker” golash. Gjigandët francez e nisën sfidën “zjarr” duke gjetur shpejt golin e avantazhit, ku në minutën e 19-të, Fabian Ruiz me një goditje të fortë nga distanca stampoi topin në rrjetë. PSG kishte kontrollin total të lojës dhe në fundin e pjesës së parë, Vitinha me një aksion personal dyfishoi shifrat.

Në fraksionin e dytë, Atletico Madrid u përpoq të ndryshonte rrjedhën e këtij takimi, arritën të gjenin edhe rrugën e rrjetës me Alvarez, por gjyqtari i takimit, me ndihmën e sistemit VAR, anuloi gjithçka për faull në sulm. Simeone ndërhyri në formacion duke bërë tre ndryshime të menjëhershme, por Lenglet u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 77-të duke lënë spanjollët me një lojtar më pak. Me Atletico-n të hedhur përpara, PSG gjeti edhe 2 herë të tjera rrugën e rrjetës duke sigluar shifrat përfundimtare në 4-0.

Në përfundim të ndeshjes, Luis Enrique, trajneri i PSG, nuk u ndal gjatë te rezultati i këtij takimi, por tek lodhja e lojtarëve: “Mendoj se ndeshja u ndikua nga temperaturat. Ky orar është perfekt për publikuan Evropian, por jo për lojtarët, ekipet vuajnë shumë, por kjo është e njëjtë për të gjithë. Mund të bënim edhe më mirë, por nuk ishte e mundur, kjo falë edhe rivalëve tanë, një ekip që luan mirë”, u shpreh Enrique.

Pranon verdiktin që dha fusha trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone: “Nuk arritëm të shpreheshim ashtu si dëshironim. Arritëm të gjenim golin e 2-1, por gjyqtari e anuloi, ai moment ndërlikoi gjithçka, ndërsa pas daljes me karton të kuq të Lenglet ata mbyllën ndeshjen”, theksoi Diego Simeone.

Next Post

Xhaka te Milani po bëhet gjithnjë e më e mundur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.