Tuesday, 12. May 2026
Sport

Endrit Krasniqi rikthehet te Shkëndija

GS 16/06/2025 1 Min. Lesezeit

Endrit Krasniqi është rikthyer te Shkëndija e Tetovës. Prezantimi i mesfushorit është bërë të hënën nga kampionia e Maqedonisë së Veriut. Krasniqi në gusht të vitit të kaluar iu bashkua Suharekës.

Por me Suharekën nuk mbijetoi në Superligën e Kosovës në futboll.

Krasniqi ka bërë karrierë më herët në Kosovë edhe te 2 Korriku i Prishtinës, Prishtina dhe Drita.

Me Shkëndijën e Tetovës do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Shorti për raundin e parë kualifikues do të tërhiqet të martën në Nyon të Zvicrës. Drita mund të jetë kundërshtare e Shkëndijës. Te Drita urojnë të mos kenë përballje me Shkëndijën në këtë fazë të garave kualifikuese të Championsit.

Teilen: