• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Son mund të largohet nga Tottenhami

17/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fenerbahçe ka shfaqur interesim serioz për sulmuesin e njohur të Tottenhamit, Heung-min Son, teksa është në kërkim të një ylli të ri pas largimit të Dusan Tadić dhe Edin Džeko.

Sipas asaj që raporton “Fichajes”, klubi turk i ka ofruar yllit të Koresë së Jugut një pagë prej 12 milionë eurosh në sezon, por kërkesa e lojtarit është rreth 20 milionë euro.

Megjithatë, drejtuesit e Fenerbahçes po përpiqen të mbyllin marrëveshjen me përfshirjen e klauzolave dhe bonuseve shtesë, në përpjekje për ta bindur 32-vjeçarin që t’i bashkohet ekipit.

Son ka edhe një vit kontratë me Tottenhamin dhe raportohet se një tarifë transferimi prej rreth 10 milionë eurosh mund të mjaftojë për ta liruar atë.

Tottenhami është në një fazë ristrukturimi dhe nuk e konsideron më të paprekshëm sulmuesin koreano-jugor, i cili sezonin e kaluar zhvilloi 46 ndeshje zyrtare, duke shënuar 12 gola dhe dhënë 12 asistime.

Fenerbahçe synon të përforcohet me një emër të madh për të rivalizuar më fuqishëm në garat e ardhshme, dhe shpreson të mbyllë një marrëveshje të rëndësishme përpara nisjes së kampit përgatitor veror.

Transferimi i mundshëm i Son do të ishte një prej goditjeve më të bujshme të merkatos në futbollin turk.

Next Post

Inter, gati debutimi në Botëror

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.