Tuesday, 12. May 2026
Sport

River Plate më e mirë se skuadra japoneze

GS 17/06/2025 1 Min. Lesezeit

River Plate ka startuar me fitore në Grupin E të Kupës së Botës për klube.

Skuadra argjentinase ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Urawa-s nga Japonia.

Ndeshja u luajt në Seatle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

River Plate ka treguar lojë më të mirë se rivali.

Për River Platen shënuan Colidio (12′), Driussi (48′) e Meza (74′) dhe ekipin Urawa Matsuo (58′ – nga penalltia).

Në grup janë edhe Monterrey e Interi.

Teilen: