Tuesday, 12. May 2026
Sport

Ademi konfirmon Fodan në krye të “Dardanëve”

GS 18/06/2025 1 Min. Lesezeit

Franco Foda sipas të gjitha gjasave do të vazhdoj të jetë në krye të Kombëtares së Kosovës në futboll.

Ditët e fundit është raportuar për të ardhmen e Fodas, i cili ka marrë një ofertë të majme nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mund të largohej nga Kosova.

Saktësisht, është skuadra elitare Al-Wahda që ka shprehur interesim për teknikun Foda.

Megjithatë, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka postuar një fotografi me Fodan në rrjetet sociale, duke bërë me dije se ai pritet ta vazhdoj punën e tij.

“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda!”, ka shkruar Ademi.

Foda, u emërua selektor i Kosovës në muajin shkurt të vitit të shkuar dhe me FFK-në, firmosi kontratë dyvjeçare.

Nën drejtimin e trajnerit 59-vjeçar, “Dardanët” kanë zhvilluar 15 ndeshje, ku kanë regjistruar 9 fitore dhe 4 humbje.

Teilen: