Skuadra e Ballkanit ka mësuar kundërshtarin e parë në garat e UEFA-s për sezonin 2025/26.
Si nënkampion i Kosovës, Ballkani do të paraqitet në Ligën e Konferencës por garat i nis prej raundit të dytë kualifikues.
Në raundin e dytë kualifikues, Ballkani do të përballet me kundërshtarë nga Malta apo Uellsi, që pritet të jenë të kalueshëm për ekipin nga Suhareka.
Në fakt, Ballkani do ta ketë punë me fituesin e ndeshjes Floriana – Haverfordëest, skuadra këto që do të përballen në raundin e parë kualifikues.