Tuesday, 12. May 2026
Sport

Brugge kërkon 45 milionë euro për Jasharin

GS 18/06/2025 1 Min. Lesezeit

Ekipi i njohur nga Belgjika, Club Brugge ka fiksuar çmimin përfundimtar për shitjen e mesfushorit Ardon Jashari.

Për ta lënë të lirë këtë verë Jasharin, Brugge po kërkon hiq më pak se 45 milionë euro pasi shumë skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Te Brugge duan ta mbajnë Jasharin të paktën edhe për një vit, gjë që kanë bërë ti vendosin një çmim të lartë.

Mesfushori 22-vjeçar që shkëlqeu sezonin e fundit me fanellën e Brugget, ka tërhequr vëmendjen e Manchester Cityt, Paris Saint-Germainit, West Ham Unitedit, Borussia Dortmundit, Juventusit, Milanit e Romës.

Jashari ka kontratë deri në vitin 2029 me Bruggen, ndërsa në 52 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 4 gola dhe bëri 6 asistime.

Teilen: