• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zeniti nuk bie dakord për rrogën e shqiptarit

18/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndodh që gjithçka prishet në momentin e fundit. Ose më saktë, që raportet në media edhe pse I afrohen së vërtetës, nuk janë në gjendje ta pasqyrojnë atë qind për qind siç duhet.

Gazetat në Rusi tashmë shkruajnë se transferimi i Mirlind Dakut tek Zeniti mund të dështojë.

Përse kështu, ndërsa sulmuesi kuqezi u fotografua pikërisht në aeroportin e Shën Peterburgut në shoqërinë e futbollistit tjetër shqiptar nga Kosova, Bernard Berisha?

E përditshmja kryesore sportive në Moskë, “Sport Ekspres”, shkruan se Zeniti nuk pranoi t’i jepte yllit të Shqipërisë më shumë se 2.2 milionë euro rrogë në sezon, ndonëse raportet ishin për akord për 3.5 milionë euro në vit.

Një sqarim më të hollësishëm e jep media “Biznes Onlajn” nga qyteti i Kazanit, të cilit i përket ekipi i Rubinit ku Daku ka luajtur për dy sezone.

Sipas saj, sulmuesi kërkoi 3 milionë euro në vit, ndërsa Zeniti paska qenë gati për t’i dhënë deri në 2.2 milionë, përcjell abcnews.

Sipas këtij burimi, drejtuesit e klubit të Shën Peterburgut nuk donin të prishnin strukturën e rrogave në ekip, duke pasur frikë se nëse do t’i jepnin Dakut 3 milionë euro në sezon, atëherë edhe lojtarët e tjerë do të kërkonin rritje page.

Duhet pritur për të parë nëse do të ketë marrëveshje mes palëve, për një nivel financiar me kompromis, apo ndoshta ylli kuqezi shpreson ende të luajë në një nga ligat kryesore të Europës.

Kupchan për T7: S’besoj që Trump do ta shtyjë përpara shkëmbimin e territoreve nëse Kosova e Serbia s’janë të interesuara ta rikthejnë idenë.

Next Post

Hojlund drejt transferimit tek Inter

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.