Tuesday, 12. May 2026
Sport

Ballkani u shkëput kontratën tre futbollistëve

GS 18/06/2025 1 Min. Lesezeit

Bernard Karrica, Arjol Bllaca dhe Uheid Hoxha janë tre futbollistët me të cilët Ballkani ka ndërprerë bashkëpunimin, duke i falënderuar për kohën në klub.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, nënkampioni i Kosovës në futboll, bëri të ditur për shkëputjen e kontratës me tre futbollistët, të cilët nuk arritën të përshtateshin me politikat e klubit.

“Duke falënderuar secilin futbollist veç e veç, të cilët kanë kontribuar për fanellën e FC Ballkanit, ju njoftojmë se kemi ndërprerë bashkëpunimin me këta lojtarë: Bernard Karrica, Arjol Bllaca dhe Uheid Hoxha.
Klubi i dëshiron suksese çdo njërit prej tyre në vazhdimësi të karrierës, duke vlerësuar gjithçka kanë dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e jona”, ka shkruar klubi nga Suhareka në Facebook.

Teilen: