Tuesday, 12. May 2026
Sport

Real Madridi befasohet nga Al Hilali, në start të Kupës së Botës për Klube

GS 18/06/2025 1 Min. Lesezeit

Ajo që ishte debutimi për ish-lojtarin Xabi Alonso tani trajner i Real Madridit, nuk shkoj mirë për “Los Blancos”, që në start të Kupës së Botës për Klube.

Kundër Al Hilalit që po drejtohej nga Simone Inzaghi, yjet e Xabi Alonsos nuk mundën më shumë se një barazim 1:1, dhe duke e shpërdoruar një penallti në kohën shtesë.

Gonzalo Garcia i dha avantazhin Realit në stadiumin “Hard Rock” të Miamit plot me shikues.

Ngjau kjo në minutën e 34-të, ndërsa shtatë minuta më vonë Ruben Neves barazoi gjithçka me golin nga penalltia për 1:1.

Reali pati vështirësi e krejt në minutat e fundit dhe pas ndihmës së VAR-it, e fitoi një penallti, të cilën nuk e shfrytëzoi Valverde në kohën shtesë.

Një pikë e madhe e ekipit arab por dëshpërim te skuadra e yjeve, sikur zbulon problemet në start te Realo i Xabi Alonsos.

Teilen: