• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Crespo rikthehet si trajner te Sao Paulo

19/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Hernan Crespo është rikthyer në krye të skuadrës së Sao Paulo, katër vite pasi e kishte udhëhequr drejt titullit kampion në Serie A braziliane, ka bërë të ditur klubi të mërkurën.

Ish-sulmuesi i Argjentinës, që ka luajtur për Chelsea, Inter dhe Milan, zëvendëson bashkëkombësin e tij Luis Zubeldia, i cili është larguar nga drejtimi i ekipit pas vetëm dy fitoreve në dymbëdhjetë ndeshjet e para të kampionatit.

“Crespo është një profesionist i madh që e njeh tashmë klubin, ka fituar një titull këtu dhe ka ardhur koha që të rikthehet. Jemi të lumtur që e kemi sërish me ne”, ka deklaruar presidenti i klubit, Julio Casares.

Mandati i parë i dyzet e nëntë vjeçarit në krye të Sao Paulo kishte përfunduar në tetor të vitit 2021, më pak se pesë muaj pasi kishte fituar titullin, pas një fillimi të dobët në mbrojtjen e kampionatit. 

Crespo ka drejtuar klubin Al Ain nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt triumfit në titullin “Elite” të Champions League të Azisë në maj të vitit të kaluar, duke i siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube. Megjithatë, ai ishte shkarkuar në nëntor pas një serie rezultatesh të dobëta.

Next Post

Moti i keq ndërpret përkohësisht ndeshjen Palmeiras – Al Ahly

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.