Është themeluar klubi i basketbollit, “Policia e Kosovës”.
Kjo është bërë e ditur nga vet faqja zyrtare e Policisë së Kosovës në Facebook.
Nga ky vit, ky klub do të garojë në garat e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Me përkrahjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, ka vazhduar themelimi i klubeve sportive të Policisë, këtë herë është themeluar Klubi i Basketbollit.
Pas konsultimeve dhe në përputhje me rregulloren për organizimin e brendshëm, është zgjedhur struktura udhëheqëse e klubit (kryetari dhe sekretari). Gjithashtu, janë mbajtur dy seanca (grumbullime) stërvitore me lojtarë që do të përfaqësojnë Policinë e Kosovës në garat zyrtare.
Me përkrahjen e plotë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe pas përmbushjes së të gjitha kritereve të nevojshme për themelimin e klubit, Klubi i Basketbollit “Policia e Kosovës” nga ky vit do të jetë pjesë e garave shtetërore.