Tuesday, 12. May 2026
Sport

Prishtina barazon në ndeshjen miqësore me skuadrën rumune

GS 19/06/2025 1 Min. Lesezeit

Pa fitues ka përfunduar sfida ndërmjet Prishtinës dhe FC Hermannstadt të cilën e zhvilluam në kuadër të përgaditjeve në Turqi.

Ishte ekipi rumun që shënoi e para me anë të Chitu në minutën e 18-të.

Barazimi erdhi pas disa gjysmë rasteve të ekipit tonë. Penaltia e fituar nga Alban Shillova u konvertua në gol nga Leotrim Kryeziu në minutën e 38.-të

Në pjesën e dytë prapë ekipi Hermannstadt kaloi në avantazh me Bus pas një depërtimi nga e majta.

Megjithatë për rezultatin përfundimtar u përkujdes Valmir Veliu që dribloi edhe portierin duke shënuar 10 minuta pa përfunduar ballafaqimi.

Gjatë kësaj ndeshje trajneri Arsim Thaqi inkuadroi të gjithë futbollistët në fushë duke përfshirë edhe lojtarët e rinjë.

Teilen: