• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Granit Xhaka është gati të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij

19/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Granit Xhaka është gati të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij dhe të transferohet në Itali, ku e pret krahëhapur Milani.

Mesfushori është gati të bëjë një sakrificë të madhe për të, vetëm që t’u bashkohet kuqezinjve, pasi kërkon të jetë një nga emrat që do të ndihmojnë në ndërtimin e një cikli të ri fitues.

“Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se futbollisti ka një akord parimor me Milanin për transferimin e tij dhe tashmë mbetet të bindet Leverkuseni që të finalizojë me sukses negociatat për shitjen e kartonit të mesfushorit.

Bëhet e ditur se në bisedime është përfshirë edhe vetë Xhaka, që të bindë klubin të pranojë ofertën e kuqezinjve, pasi dëshiron të provojë këtë aventurë të re në Itali, ku e pret një detyrë jo edhe aq e lehtë si ringritja e Milanit në nivelet më të larta.

Xhaka theksohet se është gati të bëjë një sakrificë të madhe, duke humbur mundësinë që të luajë në kompeticionet europiane në këtë sezon, pasi është i bindur se që nga ai i ardhshmi do të ketë mundësinë ta bëjë këtë te Milani.

Tare ka udhëtuar personalisht drejt Gjermanisë për të negociuar me Leverkusenin, duke ofruar 10 milionë euro për lojtarin, një shifër që cilësohet e pranueshme duke llogaritur edhe faktin se ai është tashmë 33-vjeçar.

Next Post

Manchester United gati ta pushtojë afatin kalimtar veror

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.