Në një ngjarje të shumëpritur nga adhuruesit e boksit, promovuesit shqiptarë Genta dhe Burim Sylejmani nga “Fides Sports” kanë ktijuar një skuadër të re dhe kanë rikthyer atmosferën e madhe të boksit në Berlin. Së bashku me Ali Ak, ata po organizojnë një mbrëmje të madhe boksi në ambientet e Gold’s Gym, në Spandau, ku pritet të jenë të pranishëm rreth 2000 spektatorë.
Me moton simbolike “The Show Must Go On”, ky event shënon rikthimin e fuqishëm të Fides Sports, e njohur më parë për organizimet e saj në Magdeburg.
Pika kulmore e mbrëmjes është rikthimi në ring i ish-boksierit të njohur të ekipit Sauerland, Albon Pervizaj. 30-vjeçari nga Hamburgu, i cili ka zhvilluar 18 duele profesioniste dhe ka vetëm një humbje në karrierë, do të ngjitet sërish në ring pas një pauze prej mbi dy vjetësh e gjysmë. Me një gjatësi prej 1.93 metrash dhe peshë 103 kilogramë, Pervizaj konsiderohet si një ndër boksierët me potencial të madh në kategorinë e rëndë.
Në vitin 2021, ai u shpall kampion ndërkombëtar i Gjermanisë, pas një fitoreje me nokaut ndaj austriakut Habib Vuqiterna.
Kundërshtari i tij në këtë rikthim do të jetë Ilja Mezencev.