Tuesday, 12. May 2026
Sport

FBK-ja paralajmëron ndryshime në formatin e garave te femrat

GS 20/06/2025 2 Min. Lesezeit

Formati dhe struktura e garave tjera në Superligën e femrave në basketboll mund të ndryshoj për sezonin 2025/26.

Kështu, ka paralajmëruar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), një ditë pas mbledhjes së Bordit, në të cilën janë shqyrtuar përmbylljet e garave në të dyja konkurrencat dhe në të dyja kategorinë për sezonin 2024/25.

Po ashtu, Bordi i FBK-së, ka diskutuar edhe çështje të tjera me rëndësi për zhvillimin e basketbollit në vendin tonë.

Në njoftim thuhet se është miratuar raporti i punës për sezonin 2024/25 në të gjitha kategoritë dhe të dyja konkurrencat, si dhe është vendosur të vazhdohet fuqishëm diskutimi me grupet e interest për përgatitjen sa më të mirë të sezonit të ri.

“Vendos të angazhohet me të gjitha grupet e interesit në basketbollin e femrave dhe më gjerë për të gjetur mënyra për rritjen e cilësisë dhe interesimit në të gjitha aspektet në Superligën e Femrave, si dhe të rishikojë formatin dhe strukturën e garave të tjera në këtë konkurrencë”, është një nga vendimet e Bordit të FBK-së.

Gjithashtu, është miratuar në parim propozimi për hapat e radhës të FBK në kuadër të përgatitjeve me ekipet kombëtare të 3×3 për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Teilen: