Tuesday, 12. May 2026
Sport

Kampionët e Libertadores mundin fituesit e Champions-it, Botafogo shtang PSG-në në Rose Bowl

GS 20/06/2025 1 Min. Lesezeit

Pasadena ishte mbrëmjen e kaluar arena ku kampionët e Kupës Libertadores dhe ato të Champions League u ndeshën në takimin e dytë të grupeve të Kupës së Botës për Klube.

Ndeshja mes Botafogo dhe PSG u vendos me një gol të Igor Jesus në të 35′ ndërsa e kotë ishte tentativa e Luis Enrique për të ndrequr gabimet e bëra në start të kësaj sfide ku vendosi që të bënte rotacion duke nisur sfidën pa lojtarë si Fabian Ruiz, Nuno Mendes, Joao Neves e Marquinhos.

Pas këtij triumfi “Fogão” e shikon vetën në krye të Grupi B me pikë të plota, ndërsa PSG arrihet nga Atletico Madrid, të cilët mundën 3-1 i Sjatëll Sounders.

Teilen: