Tuesday, 12. May 2026
Sport

Flamurtari është shumë afër ish-trajnerit të Vllaznisë

GS 20/06/2025 1 Min. Lesezeit

Qatip Osmani së fundi është kthyer në trajnerin e “preferuar” të ekipeve të Superiores.

Tetovari e njeh mirë elitën, pasi në të kaluarën ka drejtuar Vllazninë.

Por tashmë duket shumë afër kalimit te Flamurtarit. Ditë pas ditë emri i tij po lidhet shumë ngushtë me drejtimin e kuqezinjtë dhe palët duken shumë afër këtij transferimi.

Java e ardhshme do të jetë vendimtare në Vlorë, ku do të vendosen edhe pikat mbi “i” sa i takon stolit.

Ndërkohë vlen të theksohet se Osmani ndodhet edhe në listën e ngushtë të Tiranës për të zëvendësuar Bledi Shkëmbin..

Teilen: