Tuesday, 12. May 2026
Sport

Wirtz kalon vizitat mjekësore, Liverpool blen Kerkez për 55 mln euro

GS 20/06/2025 1 Min. Lesezeit

Liverpool është mjaft aktiv në merkato pasi me zyrtarizimin e firmës së Florian Wirtz do të bëhet gati për një tjetër blerje të bujshme.

Sipas medieve angleze mesfushori gjerman ka kompletuar të dy sencat e vizitave mjekësore gjatë ditës së sotme dhe pritet vetëm firma në kontratë. Pas këtyre procedurave gjermani do të largohet përsëri drejt Gjermanisë ku do të kalojë edhe ditët e fundit të pushimeve përpara startit të sezonit.

Po sot Liverpool ka gjetur akordin edhe me një tjetër klub. Bëhet fjalë se bisedimet me Bournemouth për shërbimet e Milos Kerkez janë finalizuar me sukses pasi të dy klubet kanë rënë dakord për rreth 55 milionë euro.

Teilen: