Sulmuesi i skuadrës së Mainzit, Nelson Weiper ka gjasa që në një të ardhme të afërt të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë.
Aktualisht, Weiper luan te Kombëtarja U21 e Gjermanisë dhe ka paralajmëruar se nëse nuk ftohet tek ekipi A, atëherë do ta përfaqësoj Shqipërinë.
Me U21 të Gjermanisë, Ëeiper ka shënuar 1 gol në 8 paraqitje kurse sezonin e fundit në Bundesligë ka realizuar 3 gola dhe ka bërë 2 asistime në 23 ndeshje për Mainzin.
“Nëse nuk funksionon këtu, të luash për Shqipërinë është një mundësi e mirë. Familja ime, e cila jeton në Shqipëri, natyrisht që dëshiron që unë të luaj për Shqipërinë”, ka paralajmëruar Weiper.
Weiper është zhvilluar si futbollist te Mainzi kurse me ekipin e parë është promovuar në vitin 2022.
Ai ka kohë që monitorohet nga selektori i Shqipërisë, Sylvinho dhe Federata Shqiptare e Futbollit.